Monday, January 20, 2014

Shqiptarët po ‘pushtojnë’ Serbinë


Shqiptarët po ‘pushtojnë’ Serbinë Pas Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës, ku shqiptarët përbëjnë shumicën, në valën e radhës, për shkak të shkallës së lartë të natalitetit, shqiptarët do të “pushtojnë” edhe Vranjën, Leskovcin, Prokuplen.Duke pasur parasysh problemin me murtajën e bardhë në Serbi, si dhe shkallën e lartë të natalitetit të shqiptarëve në Kosovë, është e qartë se në të ardhmen e afërt shqiptarët do të zhvendosin serbët nga jugu i Serbisë, kanë tërhequr vërejtjen demografët dhe analistët serbë. Qytetet më të “rrezikuara” janë Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, ku shqiptarët tashmë përbëjnë popullatën shumicë, ndërsa në “valën” e radhës do të nis “pushtimi” i Vranjës, Leskovcit dhe Nishit, shkroi e përditshmja serbe, “Kurir”, e cila publikoi edhe hartën e “Shqipërisë së Madhe”, kufijtë e së cilës arrijnë deri në Nish. Pasi që serbët si komb po zhduken me shpejtësi për shkak të murtajës së bardhë, ndërsa numri i shqiptarëve po shtohet për shkak të natalitetit të lartë, prognozat e demografëve janë se deri në vitin 2050 në Serbi do të ketë rreth 4.6 milionë serbë dhe 3.1 milionë shqiptarë, duke pasur parasysh se në shkrim “Kuriri” Kosovën e cilëson si “pjesë të Serbisë”. Vlerësimet dhe analizat dëshmojnë se deri në vitin 2080, në Serbi do të ketë më shumë shqiptarë se serbë. Drejtori i Entit për Statistika të Serbisë, Dragan Vukmirovic, theksoi se problemi i murtajes së bardhë në Serbi është tejet i dukshëm. “Është problematik fakti se popullata në Serbi, pa e llogaritur këtu Kosovën, është më e moshuara në Evropë. Situata rëndohet edhe më shumë për shkak të faktit se fshatra të tëra po mbesin të zbrazëta, ngase banorët, në veçanti nga jugu, po zhvendosen në Beograd, Novi Sad. Situata e tillë në një periudhë afatgjatë është e paqëndrueshme”, theksoi Vukmirovic. Analisti Dushan Janjic theksoi se në Kosovë është dëshmuar se “demografia, në kombinim me politikën dhe ekonominë, ka sjellë deri te statusi i Kosovës, se e kujt është delja, është edhe livadhi”. “Shqiptarët udhëheqin politikën ‘lind sa më shumë, që të kesh fuqi punëtore’, e për këtë fuqi punëtore nevojiten territore. Për këtë arsye Serbia me nguti duhet të vendos se a do të dorëzojë territoret, apo do të krijojë kushtet ekonomike që serbët të mos arratisen për në Beograd, por të qëndrojnë në fshatrat e tyre dhe të lindin”, tha Janjic. Në Kosovë jetojnë mbi 1.5 milionë shqiptarë, të cilët përbëjnë 93 për qind të popullatës së atjeshme, ndërsa serbë nuk ka pothuajse fare, shkruan Kurir, raporton Express. “Nëse së shpejti nuk zgjidhet problemi i Kosovës, shqiptarët brenda disa dekadave do të jenë popullatë shumicë edhe në pjesët jugore të Serbisë”, tërheq vërejtjen Janjic.

No comments:

Post a Comment