Monday, January 20, 2014

10 arsyet më absurde të humbjes së telefonit

10 arsyet më absurde të humbjes së telefonit Ka nga ata që betohen se një pulëbardhë u ka rrëmbyer telefonin nga duart gjatë shëtitjes në breg të detit, apo të tjerë që këmbëngulin se kanë një majmun u ka sekuestruar telefonin nga duart gjatë një shëtitje në kopështin zoologjik. Cilado qoftë mënyra, rezultati është i njëjtë, celulari ka humbur, por ajo që mbetet është arsyeja e humbjes së tij. Kompania britanike e sigurimit të telefonave, “Mobile Insurance” publikoi 10 justifikimet më absurde të humbjes apo dëmtimit të një celulari të adresuara në zyrat e saj për dëmshpërblim. Vendi i parë shkon për një femer i në Devon. Ai deklaroi se kish dëmtuar iPhone-n e tij gjatë lindjes së lopës. Vendi i dytë shkon për një 40-vjeçare nga Notingemi që pretendonui se Nokia 6303 i kish rënë aksidentalisht në ëmblësirën që po përgatiste për të bijën. Në vend të tretë një uellsian që kërkonte dëmshpërblim pasi një pulëbardhë i kish marrë nga duart telefonin Samsung Galaxy gjatë kohës kur po shëtiste në breg të detit. Në vendin e katërt qendron kërkesa e një 20-vjeçareje nga Bristol për një Blackberry Bold 9900, pasi i pari nuk funksiononte më pasi ishte përdorur si sex-toy. Në vend të pestë është justifikimi i një punëtori që pretendon se iPhone i ra nga xhepi i pasëm i pantallonave në banjo. Pa e vënë re, punëtori thotë se kish shtypur edhe butonin e shkarkimit të ujit. Vendi i gjashtë shkon për një 30-vjeçar i cili rrëfeu se si një majmun kish hipur mbi makinën e tij dhe i kish rrëmbyer telefonin HTC OneX nga duart në Longleat Safari Park. Vendi i shtatë mbërrin nga një çift të dashuruarish që thanë se u kish rënë në det telefoni gjatë kohës kur po mundoheshin të imitonin e më pas të përjetësonin me një foto, skenën e famshme të filmit Titanic. I teti rëndiet justifikimi i një punëtori dhe të apasionuari fishekzjarresh që deklaroi se gjatë përgatitjeve për “National Fireworks Championships”, kish hedhur gabimisht edhe iPhone-n e tij. Në vend të nëntë është sinqeriteti i një 20-vjeçareje nga Liverpuli që deklaroi se kish përplasur HTC e saj pas murit në përpjekje për të goditur të dashurin që e kish tradhëtuar. Top 10 plotësohet nga një dashamirës i Blur, që deklaroi se i ra telefoni nga duart kur ndodhej në majë të një peme në Hyde Park nga ku po shihte koncertin e bandës së tij të preferuar…dhe gjithcka për të mos paguar 60 stërlinat e biletës.

No comments:

Post a Comment