Jeni i turpshëm, çka duhet të bëni?
Ekzistojnë vajza dhe djem që miqësohen lehtë, por ekzistojnë edhe ata që e kanë vështirë t’i afrohen fëmijës në park apo moshatarit në klasë dhe të fillojnë bisedën apo të propozojnë ndonjë lojë.
Turpshmëria i ka edhe anët e saj të mira, sepse vogëlushët e tillë zakonisht i dëgjojnë mirë bashkëbiseduesit e tyre ose janë, për shembull, shumë më mirë të përqendruar në mësim se sa llafazanët e vegjël. Mirëpo, fëmijët e tërhequr e kanë më të vështirë për të krijuar miq.
- Si ta kuptoni se jeni i turpshëm?: Me vështirësi iu afrohesh fëmijëve të panjohur dhe hyn në lojë? Nuk do që para të gjithëve ta pyesësh mësuesin, nëse diçka e ke të paqartë? Nuk të pëlqejnë ndryshimet dhe sendet e reja? Me vështirësi fillon bisedën me fëmijë të tjerë?
- Si t’i ndihmoni vetes: Nëse përgjigjja në këto pyetje është po, atëherë sigurisht bëhet fjalë për turpshmëri. Prandaj, ja disa këshilla, se si t’i ndihmosh vetes dhe të krijosh më shumë miq:
Përpiqu të përfshihesh në lojë gjatë pushimit të madh ose në parkun e lagjes tënde. Lute babin apo mamin, që bashkë me ty të ushtrojnë se si të bisedoni dhe njoftoheni me fëmijët e tjerë.
Fjala e bukur hap çdo derë, prandaj mos i harro “urdhëro” dhe “faleminderit” në bisedë me të tjerët. Nëse nuk ndjehesh këndshëm në shoqëri me të tjerët, bisedo me prindërit, mësuesit apo me ndonjë të rritur tjetër, ashtu që bashkë ta gjeni zgjidhjen për problemet e tua.
Pra, të rriturit e sidomos prindërit tuaj janë ata që mund t’ju ndihmojnë shumë që ju të ballafaqoheni me këtë gjë dhe t’i tejkaloni sfidat që ju paraqiten. Ju duhet të jeni shumë këmbëngulës dhe mos të hiqni dorë nga qëllimi juaj, jo vetëm sa i përket kësaj gjëje por edhe për gjërat tjera që ke dëshirë t’i realizosh.
No comments:
Post a Comment