Kallëzoi gruan se ishte e… shpifur dhe fitoi gjyqin!
Dihet se divorcet, kurrë nuk janë të këndshme!
Por, divorci në fjalë ishte vëlertë i… “shpifur”!
Një kinez, jo vetëm që vetëm që u nda, por edhe kallëzoi gruan e tij pasi ishte e shpifu
r dhe përfundimisht fitoi dhe gjyqin, gjë kjo që sjellë në pah dyshimet rreth vlerës reale të fjalëve magjike Martesë dhe Dashuri!
Sipas dëshmive që u dëgjuan në gjyq, Yan Feng ishte shumë i dashuruar me gruan e tij dhe jetonin të lumtur, deri në momentin kur ajo mbeti shtatzënë. Kur lindi vajza e tyre, citon alb-observer.com, filluan problemet, pasi siç pretendon Yan Feng vogëlushja e tyre ishte e shpifur deri në gradë alarmante dhe nuk i ngjante asnjërit prej prindërve!
Atëherë, Yan filloi të akuzonte gruan e tij për tradhti dhe se fëmija nuk ishte i tyre, për të mësuar përfundimisht sekretin e saj të madh: Para se ta njihte bashkëshorten e tij, ajo kishte shpenzuar 100.000 dollarë në plastik, për të rregulluar fytyrën e saj, gjë të cilën nuk ia kishte dëshmuar kurrë!
Kështu, Yan Feng depozitoi një kallëzim dhe kërkesë për divorc, duke e akuzuar se ra preh e mashtrimit të saj, duke e bindur që të martohej me të me mënyra dhe metoda mashtruese.
Gjyqtari, i cli sigurisht ishte mashkull, i dha të drejtë Yan Feng dhe vendosi se gruaja e tij, duhet ta dëmshpërblejë atë me shumë e 120.000 dollarëve.
No comments:
Post a Comment