Monday, January 20, 2014

Ja 24 të vërteta, që njerëzve u janë fiksuar gabim

Ja 24 të vërteta, që njerëzve u janë fiksuar gabim *
 Lakuriqët shohin shumë mirë, edhe natën, edhe ditën * Pjesa më e madhe e meteorëve janë të ftohtë kur godasin Tokën * Nuk është mishi i gjelit që provokon pagjumësinë, por vera që pihet, për ta shoqëruar * Kërcitja e gishtave nuk sjell artritin * Lëngu i kuq që del nga mishi nuk është gjak, por një përzierje mes mioglobinës dhe ujit * Zjarri i famshëm i Chicagos nuk u provokua nga një lopë: e gjitha është sajuar prej një gazete * Ndjesia e pestë e shijimit shërben për të caktuar mirësinë e ushqimit * Dielli nuk është i verdhë, por i bardhë: është përhapja e dritës në atmosferë që i jep një ngjyrë të tillë. * Pjesa më e madhe e nxehtësisë çlirohet nga koka * Nuk është e vërtetë që meshkujt mendojnë për seksin çdo 7 sekonda, thjesht sepse është e pamundur të dilet në një rezultat të tillë * Sheqeri nuk i bën njerëzit hiperaktivë * Alkooli nuk sjell nxehtësi në trup * Ideja se është një pjesë e djathtë, apo e majtë e trurit që ju bën artistë, ose të zotët në matematikë, në fakt është një sajesë * Bibla, faktikisht, nuk e ka specifikuar se çfarë fruti hëngrën Adami dhe Eva * Arthur Conan Doyle nuk ka thënë kurrë “Elemenar, Watson”. Kjo frazë vjen direkt nga një përshtatje televizive e vitit 1929 * Ajnshtajni e braktisi vërtet shkollën, por kishte cilësi befasuese * Flokët dhe thonjtë nuk vazhdojnë të rriten edhe pas vdekjes * Sipas mjekëve nuk ëshë problem nëse hahet, përpara se të bëni banjë * Shikimi i televizorit nuk i bën keq shikimit, më shumë të bën dembelë dhe të trashë * Ekzistojnë më shumë se 3 ngjyra primare * S’është e vërtetë se mund të shihet muri kinez edhe nga hapësira * Gutenberg nuk krijoi makinën e parë të shkrimit. Ishte Kina shumë më përpara * Njerëzit e thjeshtë zotërojnë më shumë se 5 ndjenja, kurse shkencëtarët thuhet se posdeojnë nga 14 deri në 20

No comments:

Post a Comment