Monday, January 20, 2014

Shkencëtarët: Po shkojmë drejt një botë pa luftë

Shkencëtarët: Po shkojmë drejt një botë pa luftë

Mund të duket e pabesueshme, por sipas një studimi që do të publikohet muajin që vjen, ne po shkojmë drejt një bote pa luftë.

Futurologjistët nga Universiteti i Oslos në Norvegji dhe Instituti i Kërkimeve për Paqe në Oslo kanë parashikuar se konfliktet globale do të përgjysmohen në 20 vitet që vijnë.

Studimi i tyre thekson se janë disa arsyet se përse bota do të bëhet më paqësore. Mes këtyre arsyeve janë arsimimi më i mirë i njerëzve, ulja e vdekshmërisë foshnjore, ekzistenca e grupeve gjithmonë e më të vogla shoqërore mes të rinjve, ulja e lindshmërisë në popull, etj.

Në studim thuhet se brenda pesë vitesh do të marrin fund konfliktet në Libi, Taxhikistan, Siri, Senegal, Bregun e Fildishtë, Mauritani dhe Irak.

Ndërkohë që konfliktet ulen, në rrezik do jenë disa vende si India, Nigeria, Sudani, Etiopia, Tanzania dhe Filipinet.

Ndërkohë shkencëtarët thonë se deri në vitin 2050, në botë në luftë do jenë vetëm 1 në 12 vende. Ndërkohë që tani në konflikt janë 1 në gjashtë vende.

No comments:

Post a Comment